Trajkoviq: Nënkryetar i Listës Serbe, padron i veriut të Kosovës

“Jam e habitur me trimërinë e drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ,i cili erdhi nga Beogradi për të marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Listës Serbe në të cilin nënkryetar u zgjodh njeriu që të gjithë e dinë mafioz, thotë Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes evropiane e serbëve të Kosovës duke komentuar zgjedhjen e Milan Radojiçiqit zëvendëskryetar të Listës Serbe, transmeton Koha.net.

Radojiçiq, për të cilin flitet të jetë “zot i veriut” e për të cilin kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj disa herë ka theksuar të jetë në kontakt të përhershëm me të “sepse është njeriu që ka autoritet”, shkruan sot “danas” i Beogradit, nënkryetar i Listës Serbe është zgjedhur të premten e shkuar. Në kumtesën e Listës…siç thotë kjo gazetë e Beogradit, nuk theksohet si është marrë ky vendim.

Trajkoviq pohon se nënkryetari i sapo zgjedhur i partisë më të madhe të serbëve nga veriu i Kosovës, ka ndikuar në atentatin politik ndaj Oliver Ivanoviqit dhe se ai, me njerëzit e vet, në periudhën e shkuar, e ka kriminalizuar tërësisht pjesën në veri të Ibrit.

Sipas pikëpamjes së Trajkoviqit, transmeton Koha.net, Radojiçiq është njeriu i cili drejtpërsëdrejti punon në destabilizimin e veriut të Kosovës dhe për shkak të tij, pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nga frika, gjithnjë e më shumë serbë, por largohen nga kjo hapësirë.

Deklarata e drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, i cili më herët shumë herë kishte thënë se nuk di asgjë për rolin e Radojiçiqit në veri të Kosovës, ndërsa të premten mori pjesë në pjesë në mbledhjen ku ai u zgjodh nënkryetar, Trajkoviq i quan të pavërteta dhe pohon se ata të dy janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ajo pohon se Marko Gjuriq nuk do të mund ta vizitonte veriun e Kosovës po të mos e pranonte Radojiçqin pasi ai, sipas saj, është i fuqishëm të ndikojë te njerëzit që ta presin ose ta bojkotojnë dikë nga Beogradi .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button