Zaptimi i pronës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë: Të premtën protestojnë artistët

Iniciativa Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit (AMT) ka njoftuar se të premten, më 15 qershor, në ora 19:00, te Teatri Kombëtar i Shqipërisë, do të mbahet protestë, përcjell Portalb.mk.

Arsyeja e protestës, sipas AMT-së, është se Qeveria e Shqipërisë ka lëshuar projektligj për votim në Kuvendin e Shqipërisë, për zaptim të pronës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë.

“Ditëve të fundit qeveria ka lëshuar një projektligj për votim në parlament i cili i hap rrugë zaptimit të pronës publike të Teatrit Kombëtar duke ja falur atë privatit dhe duke realizuar dhe prishjen e Teatrit Kombëtar. Në këto kushte është bërë e nevojshme mbrojtja fizike e objektit të Teatrit Kombëtar dhe të pronës publike nga zaptuesit e veshur me pushtet. I bëjmë thirje qeverisë të tërhiqet nga prishja e Teatrit Kombëtar dhe zaptimi i pronës publike. Duke pare natyrën urgjente të zhvillimit të ngjarjeve në datë 15 qershor ora 19:00 ditën e premte, në Teatrin Kombëtar do të vendoset një mburojë njërzore e cila do të qëndroj 24 orë në 24 me një afat të pa përcaktuar. #joortungjatjeta
Teatrin s’e prish dot!”, thuhet në njoftimit e AMT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP