Bujar Asqeriu bën thirrje për protestë: po na grabisin (VIDEO)

Bujar Asqeriu fton qytetarët t’i bashkohen protestës së aktorëve dhe artistëve të premten në mbrëmje, kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Asqeriu thotë se duhet të bëhen të gjithë bashkë, pasi pronat e teatrit po grabitet  nga grabitqarët.

“Qytetarë të ndërtuar, ditën e premte në orën 19:00 jeni të ftuar për të mbrojtur kauzën tonë. Jeni të ftuar për të mbrojtur teatrin tuaj, jeni të ftuar për të mbrojtur traditën tonë kulturore, për të mbrojtur historinë tonë. Jeni të ftuar për t’u thënë grabitqarëve të heqin duart dhe thonjtë dhe të largohen nga grabitja e territorit të Teatri Kombëtar”, tha Bujar Asqeriu.

Thirrje ka bërë edhe aktori, Arben Derhemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button