Kufiri me Greqinë, Rama viziton Metën në Presidencë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë në orët e pasditës të së mërkurës në Presidencë.

Mësohet se shefi i Qeverisë është takuar me presidentin Ilir Meta për rreth 30 minuta.

Burime bëjnë me dije se në qendër të bisedës jo fort të gjatë ka qenë marrëveshja e detit me Greqinë, por është folur edhe për çështje të tjera të aktualitetit politik në vend, shkruan Top Channel.

Takimi ndodhi pak orë pas deklaratës publike të presidentit Meta që kërkoi dialog me artistët për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button