Pas vendimit të Ivanovit për Marrëveshjen, deklarohet Qeveria e Maqedonisë

“Qeveria e Maqedonisë me keqardhje konstaton se kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov me deklaratën e tij publike nuk arriti të tejkalojë dobësinë e tij, dhe të shoh perspektivën që është para shtetit tonë, me Marrëveshjen që u finalizua dhe u morën vesh qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë, në lidhje me vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që mos ta nënshkruajë Marrëveshjen Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

Nga Kryeministria e Maqedonisë, thonë se kryetari Ivanov në vend se ta dërgojë Maqedoninë në izolim, është mirë të izolohet vetë nga skena politike.

“Ivanov nuk thirret për zgjidhje dhe nuk punon për integrim të Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe kjo për qytetarët është prioritet më i lartë i interesit nacional. Në vend se ta bllokojë ardhmërinë e Maqedonisë, dhe ta shtyejë shtetin në izolim nga skena politike, Ivanov është më së miri që vetë të izolohet nga skena politike”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Qeverisë së Maqedonisë.

Përndryshe, ky reagim vjen pasi që, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, pasi që sipas tij, ajo cënon integritetin territorian dhe kombëtar të Maqedonisë.

Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button