Bilall Kasami: Ivanov dëshmoi se është ushtar i gruevizmit

“Me veprimin e sotëm të Gjorgji Ivanov ai edhe një herë e vërtetoi se është një ushtar i gruevizmit i cili gjatë gjithë mandatit sa herë që është paraqitur në opinion ka dhënë deklarata të pamatura dhe të dëmshme për kohezionin shoqëror në shtet”, thuhet në reagimin Bilall Kasamit, në lidhje me vendimin e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që mos ta nënshkruajë Marrëveshjen Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

Bilall Kasami gjatë reagimit të tij, duke kujtuar vendimet e presidentit Ivanov për abolimet, mosdhënien e mandatit për formim të qeverisë, dhe mbajtjen peng të ligjit të gjuhëve – që nxitën konflikte sociale, me mosnënshkrimin e Marrëveshjes Greqi – Maqedoni – pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Dhe përfundimisht sot pasi që në horizont shihet zgjidhja e kontestit për emrin me fqiun jugor, Gjorgje Ivanov paralajmëroi se nuk do pranojë këtë marrëveshje duke bërë pengesë për vendin në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s. Nëse këtë marrëveshje e mbështetën SHBA, NATO, BE dhe OKB pyesim kujt i shërben Gjorgji Ivanov.?
A është i vetëdishëm se me veprimet të tij të pamatura nxit protesta si ato të ditës së sotme ku protestuesit kanë ikonografi dhe narativ shovenist dhe fyejnë shqiptarët? A dëshiron Gjorgje Ivanov trazira dhe dëmtim të marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në vend?”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Kasamit.

Përndryshe, ky reagim vjen pasi që, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen e emrit Maqedoni – Greqi, pasi që sipas tij, ajo cënon integritetin territorian dhe kombëtar të Maqedonisë.

Non Pejper: Thelbi i Marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së emrit Maqedoni – Greqi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP