Hierro do të udhëheq Spanjën në Botëror

Fernando Hierro do të jetë trajneri i ri i përfaqësueses spanjolle në Botëror, i cili nesër fillon në Rusi, ka njoftuar Federata Spanjolle e Futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Hierro, drejtor i kombëtares spanjolle të futbollit do të drejtojë Spanjën nga stoli në vend të trajnerit Julen Lopetegui, i cili u shkarkua sot. Krerët e FF të Spanjës e shkarkuan pasi dje edhe publikisht u konfirmua se Lopetegui është trajneri i ri i Real Madridit, edhe pse në maj iu vazhdua kontrata si trajner i ekipit kombëtar.

Hierro sot do të drejtojë stërvitjen e parë me lojtarët në Rusi, kurse në ora 17:30, do të paraqitet para gazetarëve në një konferencë të jashtëzakonshme për media në stadiumin Krasnodar.

Spanja në Kampionatin Botëror do të garojë në grupin “B” ku do të luajë kundër Portugalisë, Marokut dhe Iranit. Kundërshtari i parë i tyre më 15 qershor në Sochi do të jetë kampioni aktual i Evropës, Portugalia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button