Lavrov shpreson se marrëveshja do të jetë e mirë për Shkupin dhe Athinën

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, ka shprehur shpresë se marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë do të jetë në interes të Athinës dhe Shkupit dhe se do ta përkrahin qytetarët e të dyja shteteve, transmeton Sputnik nga Beogradi, përcjell Portalb.mk.

“Çdo herë kemi theksuar se jemi për gjetjen e zgjidhjes dhe arritjes së marrëveshjes për këtë problem, pa u përzier nga jashtë dhe pa vendosur kushte të caktuara artificiale. Kemi folur se do ta përkrahim zgjidhjen që do të jetë në interes të Greqisë dhe Maqedonisë dhe do të merr përkrahjen më të gjerë. Shpresoj se marrëveshja që mbrëmë u publikua është pikërisht e tillë, ka deklaruar Lavrov në pres konferencën në Moskë me ministrin e punëve të jashtme të Greqisë, Nikos Kocias.

Ministri grek i papunëve të jashtme Nikos Kocias tha se me marrëveshjen janë eliminuar “pretendimet irredentistë në Shkup” dhe shpreson që tani të zgjidhjen edhe problemet me Shqipërinë dhe të rifillojnë bisedimet me Qipron.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button