18 gjërat që facebook di për çdo përdorues, juve as që ju shkon mendja!

Mënyrat e frikshme me të cilat facebook spiunon të gjithë përdoruesit e tij janë përshkruar me detaje në një dokument të paraqitur në Kongresin që Mark Zuckerberg bëri në prill, për shkak të skandalit që ndodhi muaj më pare me facebook, shkruan Bordo.al.

 

Ja cilat janë 18 metodat që facebook-u përdor për të gjurmuar përdoruesit!

  1. ‘Informacioni i pajisjes’ nga ‘kompjuterët, telefonat, televizorët dhe pajisjet e tjera të lidhura me internet’, si dhe ‘ofruesin e shërbimit të internetit’
  2. ‘Lëvizjet e miut’ që dallojnë njerëzit nga robotët.
  3. ‘Aplikacionet dhe emrat e dosjeve’, duke përfshirë edhe llojet e dosjeve që gjenden në pajisjen tuaj.
  4. ‘Operacionet e pajisjes’ “si kur një dritare që drejton Facebook-un është ‘në plan të parë apo në sfond’.
  5. ‘Sinjalet e pajisjes’, duke përfshirë ‘pikat e hyrjes Wi-Fi, fenerët, kullat qelizore’ dhe ‘fuqinë e sinjalit’ si dhe sinjalin e Bluetooth-it.
  6. Pajisje të tjera të cilat janë afër ose në rrjetin e tyre.
  7. Përqindja e baterisë.
  8. Hapsira e disponueshme e magazinimit.
  9. Shtojcat që instalohen.
  10. Shpejtësia e lidhjes.
  11. Blerjet që përdoruesit e bejnë në faqet e internetit të palëve të treat.
  12. Informacionet e kontakteve si “libri i adresave” apo historinë e thirrjeve që hynë e dalin” të përdoruesve të Android-it.
  13. Informacion se si ‘përdoruesit i përdorin karakteristikat e kamerës.’.
  14. ‘Vendndodhjen e një fotoje apo datën kur një dosje është krijuar’, nëpërmjet dosejs së metadata.
  15. ‘Vendndodhjen e GPS-it, cameran, ose informacionin e një fotoje nëpërmjet cilësimeve të telefonit.
  16. Blerjet nga ofruesit e të dhënave të palëve të treta, si dhe informacione të tjera rreth “veprimeve tuaja online dhe offline”
  17. ‘ID-të e pajisjes dhe identifikues të tjerë, si nga lojëra, aplikacione ose llogari që përdoruesit përdorin’.
  18. Kur të tjerët ndajnë ose komentojnë një foto, dërgojnë një mesazh, ose ngarkojnë, sinkronizojnë ose importojnë tekstin e informacionit të kontaktit të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button