“Një luftë tjetër në Gaza do të jetë më shkatërruese”

 I dërguari i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Lindjen e Mesme, Nicolay Mladenov, ka paralajmëruar se tensioni i vazhdueshëm përgjatë kufirit me Gazën mund të përshkallëzohet në një konflikt ushtarak “shkatërrues”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne të gjithë kemi një interes të përbashkët për të shmangur një luftë tjetër në Gaza, sepse një luftë tjetër në Gaza do të jetë më shkatërruese sesa ajo në vitin 2014 dhe do të ketë implikime rajonale”, tha Mladenov në një intervistë për portalin izraelit Walla.

“Unë nuk mendoj se dikush në Izrael, palestinezë, arabë dhe bota është gati për një konflikt tjetër në Lindjes e Mesme”, shtoi ai.

Tensioni vazhdon duke u ngritur përgjatë kufirit të Gazës mes protestave palestineze duke kërkuar fund të pushtimit izraelit prej disa dekadash.

Që nga muaji mars, më shumë se 127 palestinezë janë vrarë dhe mijëra janë plagosur nga zjarri i ushtrisë izraelite gjatë protestave në Rripin e Gazës.

Situata u përshkallëzua kur SHBA-të zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Kuds, i cili u pushtua nga Izraeli në vitin 1967 dhe që përfaqëson qendrën e konfliktit Palestinë-Izrael.

Në vitin 2014, Izraeli kreu një sulm shkatërrues ushtarak 51-ditor në Rripin e Gazës, në të cilin u vranë më shumë se 2.300 palestinezë dhe u plagosën dhjetëra mijëra të tjerë.

Sipas shifrave izraelite, 68 ushtarë izraelitë dhe pesë civilë izraelitë u vranë në konflikt, ndërsa 2.522 të tjerë, duke përfshirë 740 ushtarë, u plagosën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button