Kampionati Botëror në futboll: Gjermania

Kampioni i botës në fuqi, Gjermania, radhitet në mesin e favoritëve për të triumfuar edhe në Kampionatin Botëror Rusi 2018, i cili nesër fillon garat, shkruan Anadolu Agency (AA).

Gjermania ndodhet në grupin F, bashkë me Suedinë, Meksikën dhe Korenë e Jugut.

“Die Mannschaft” u kualifikuan për garën më prestigjioze të kombëtareve duke fituar të gjitha 10 ndeshjet e grupeve në kualifikimet evropiane në kuadër të grupit C. Përfaqësuesja gjermane shënoi 43 herë, ndërsa pësoi vetëm katër gola.

Pavarësisht se nuk luajti një sezon të tërë nga shkaku i një dëmtimi në këmbë, Manuel Neuer ka marrë dritë jeshile për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror.

Ajo që bëri lajm në mediat botërore ishte se trajneri gjerman Joachim Low largoi nga ekipi lojtarin e Machester City, Leroy Sane, një vendim befasues. Në arsyetimin e tij, trajneri kishte thënë se Sane nuk po arrinë dot të përsërisë në kombëtare, formën e shkëlqyer në Machester City.

Low tha se në listën përfundimtare që do të shkojë në Rusi nuk do të bëjnë pjesë as portieri Bernd Leno dhe mbrojtësi Jonathan Tah nga ekipi i Bayer Leverkusenit dhe Nils Petersen nga ekipi i Freiburgut, duke theksuar se përzgjedhja e skuadrës ka qenë një vendim i vështirë.

Portieri i Bayernit të Mynihut do të shoqërohet nga gjashtë kolegë nga Bayerni, përfshirë Jerome Boateng dhe Mats Hummels në mbrojtje dhe Thomas Muller në sulm.

Përzgjedhësi i kombëtares Joachim Low, ka përfshirë edhe Mesut Ozilin e Arsenalit, dhe Ilkay Gundoganin e Manchester Cityt.

Gjermania është ndër kombëtaret më të suksesshme në historikun e garës, me katër trofe të fituara në vitet 1954, 1974, 1990 dhe 2014.

Nga viti 1982, Gjermania në secilin kampionat është shfaqur në çerekfinale.

Ekipi i konfirmuar i Gjermanisë:

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Mynih), Marc-Andre ter Stegen (Barcelona), Kevin Trapp (Paris Saint-Germain).

Mbrojtja: Jerome Boateng, Mats Hummels, Joshua Kimmich, Niklas Sule (Bayern Mynih), Matthias Ginter (Borussia Monchengladbach), Jonas Hector (FC Këln), Antonio Rudiger (Chelsea), Marvin Plattenhardt (Hertha Berlin).

Mesfusha: Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (Paris Saint-Germain), Leon Goretzka (Schalke 04), Ilkay Gundogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Sebastian Rudy (Bayern Mynih), Mesut Ozil (Arsenal).

Sulmi: Thomas Muller (Bayern Mynih), Mario Gomez (Shtutgart), Marco Reus (Borussia Dortmund), Timo Ëerner (Leipzig).

Trajner: Joachim Low.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button