Gjermania kryesuese në emetimin e gazrave serrë në BE

Gjermania është shteti me sasinë më të madhe të gazrave serrë të emetuar në vitin 2016 në Bashkimin Evropian (BE), kanë treguar të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) për vitin 2016, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, BE ka emetuar rreth 4 miliardë e 440 milionë ton gazra serrë, ndërsa në mesin e unionit, Gjermania është radhitur e para me 935.8 milionë ton.

Gjermania ndiqet nga Britania e Madhe me 516 milionë ton gazra serrë të emetuar, Franca me 475 milionë ton, Italia me 438 milionë dhe Polonia me 397 milionë.

Ndërkaq, në mesin e shteteve me emetimin më të ulët të gazrave serrë radhiten Malta me dy milionë ton, Qiproja Greke me nëntë milionë dhe Luksemburgu dhe Letonia me nga 11 milonë ton.

Emetimi më i madh i gazrave serrë në BE ka buruar nga sektori i energjisë. Gjatë kësaj periudhe, sektori energjetik i BE-së ka emetuar tre miliardë e 352 milionë ton gazra serrë.

Sektori i energjisë ka përfshirë tre të katërtat e emetimeve të gazrave serrë në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button