Trump: Koreja V. nuk është më kërcënim bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Phenjani nuk paraqet më kërcënim bërthamor për botën.

Trump i bëri këto komente një ditë pas takimit me udhëheqësin verikorean, Kim Jong Un, në Singapor, transmeton REL. 

“Sapo aterova. Një rrugë e gjatë, por secili tani mund të ndjehet më i sigurt sesa në ditën kur kam marrë detyrën”, tha Trump përmes një postimi në Twitter.

“Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut. Takimi me Kim Jong Unin ka qenë një përvojë interesante dhe shumë pozitive. Koreja e Veriut ka potencial të madh për të ardhmen”, tha Trump.

Trump dhe Kim nënshkruan një deklaratë të përbashkët, në të cilën Kim u zotua se “do të punojë drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean”.

Megjithatë, nuk u caktua asnjë afat apo angazhim konkret për Phenjanin që të çarmatosë arsenalin e tij bërthamor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP