Britania zbaton ndalesë udhëtimi në Rusi për mbi 1.200 huliganë

 Qeveria e Britanisë së Madhe ka shqiptuar një ndalesë udhëtimi për në Kampionatin Botëror në Rusi që fillon nesër, edhe për 1200 huliganë tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria britanike bën të ditur se një operacion i përbashkët i Home Ofisit dhe policisë në Angli dhe Uells, rezultoi me sekuestrimin e 1.254 pasaportave, pasi paraprakisht urdhëroi 1.312 individë të pezulluar, të dorëzojnë pasaportat e tyre në polici.

“Autoriteti për shqiptimin e ndalesave në futboll, FBOA dhe policia do të vazhdojnë veprimet për të sekuestruar numrin e vogël të pasaportave që nuk janë marrë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Pasaportat e huliganëve të njohur do të mbahen në polici deri në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror, më 15 korrik.

“Kampionati Botëror është një festival i futbollit dhe si i tillë nuk ka vend për dhunë dhe çrregullime”, tha ministri për Polici dhe Shërbim Zjarrfikës, Nick Hurd.

“Sistemi britanik për ndalesë në futboll është i vetmi i këtij lloji dhe nënkupton se njerëzit që synojnë të shkaktojnë probleme në Rusi, do të detyrohen të qëndrojnë në vend”, tha Hurd.

Që nga fillimi i zbatimit të ndalesës në futboll, në vitin 2000, arrestimet e lidhura me futbollin kanë rënë në nivelin e ulët rekord të të gjitha kohërave.

Ndalesat e tilla shqiptohen nga gjykata dhe mund të zgjasin për 10 vjet.

Shkelja e urdhrit, trajtohet si vepër penale dhe mund të rezultojë me një gjobë prej 5.000 sterlina dhe gjashtë muaj burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP