Emri i ri i Maqedonisë, Berisha: Duhet përshendetur

Ish kryeminsitri Sali Berisha ka përshendetur nëpërmjet një shënimi në rrjetin social Facebook marrveshjen e arritur në mes të Skkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Një marrëveshje për t’u pershendetur!, shkruan Berisha, midis fqinjëve, tanë Greqisë dhe Maqedonisë, me të cilën zgjidhen kundërshtitë e ashpra që kanë prej 27 vitesh për emrin e Maqedonisë dhe problemet e lidhura me të.

Ja shenimi i plotë i Berishës në rrjetin social Facebook:

Një marrëveshje për t’u pershendetur!
Të dashur miq, dje u arrit një marrëveshje e rëndësishme midis fqinjve, tanë Greqisë dhe Maqedonisë, me të cilën zgjidhen kundërshtitë e ashpra që kanë prej 27 vitesh për emrin e Maqedonisë dhe problemet e lidhura me të.

Duke përshëndetur këtë marrëveshje shumë të rëndësishme për palët dhe rajonin tone shpreh vleresimin tim edhe për rolin e pazëvendësueshëm konstruktiv pro perendimor të forcave politike shqiptare në këtë marrëveshje.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button