Botërori 2026 do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë

Kupa Botërore në vitin 2026 do të mbahet në tre vende, Shtetet e Bashkuara (SHBA), Kanada dhe Meksikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në Moskë u mbajt Kongresi i rregullt 68 i Organizatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Kongresi i FIFA-s në Moskë filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti për presidentin e ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Të pranishmëve gjithashtu iu drejtua edhe Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili theksoi se Kupa e Botës është një mundësi për bashkimin e njerëzve dhe kulturave.

Udhëheqja e FIFA-s dhe udhëheqësit e federatave të futbollit të të gjithë anëtarëve të organizatës u mblodhën në “Expocenter” dhe me vota zgjodhën nikoqirin e ri të Kupës së Botës që do të luhet në vitin 2026.

Në renditjen më të ngushtë ishte Maroku dhe kandidatura e përbashkët e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës, ku kjo e fundit mori 134 vota, nga gjithsej 200.

Ky do të jetë Botërori i parë në të cilin do të marrin pjesë 48 skuadra kombëtare dhe jo 32, siç është rasti me Kampionatin Botëror që do të fillojë nesër në Rusi dhe atij që do të mbahet në Katar katër vite më vonë.

Nga gjithsej 80 ndeshje në Botërorin e vitit 2026, 60 ndeshje do të luhen në SHBA, ndërsa në Kanada dhe Meksikë do të luhen nga dhjetë ndeshje.

Kampionati do të luhet në gjithsej 17 stadiume.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL