Spanja shkarkoi trajnerin një ditë para fillimit të Botërorit

Trajneri i kombëtares së Spanjës në futboll, Julen Lopetegui, është shkarkuar një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Federata e Futbollit të Spanjës mori vendim për shkarkimin e Lopeteguit, por kjo është vetëm edhe një nga shkarkimet e papritura të pozitave të trajnerëve në futbollin spanjoll.

Pikërisht Lopetegui dje edhe zyrtarisht u bë shefi i ri i stafit teknik të Real Madridit, ku para 12 ditëve befasishëm u largua Zinedine Zidane.

Gjatë dy viteve të fundit Spanja me Lopeteguin në pankinë nuk ka humbur asnjë ndeshje, ndërsa ka realizuar 14 fitore dhe 6 barazime.

Ndonëse në Botëror udhëtuan si favorit, sot nuk e dinë kush do t’i udhëheq nga pankina. Mediat spanjolle lajmërojnë se për zgjedhjen më të ngushtë janë Fernando Hierro dhe Albert Celades.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button