MASH do të paguajë 75 për qind të instrumenteve muzikore

“Arsimi është dhe duhet të shënojë për secilin prej nesh një interes madhor. Ai, nuk duhet të na ndajë as politikisht dhe as etnikisht. Përkundrazi, duhet të na bashkojë dhe përmes një procesi të inkuizivitetit të kontribuojmë të gjithë për rritjen e cilësisë dhe eliminimin e problemeve”, u shpreh ministri i Arsimit, Arbër Ademi me rastin e miratimit në Parlament të ndryshimeve në Ligjin për përkrahjen e të rinjve për blerjen e instrumenteve muzikore. Me këta ndryshime, sikurse bëri të ditur ai, nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të artit muzikor do t’ju mundësohet kthimi i 75 për qind të mjeteve të paguara për blerjen e instrumenteve muzikore, por që nuk do të kalojën shumën e 100.000 denarëve për një instrument. Nga ky Ligj do të përfitojë 25 nxënës të shkollave të mesme dhe 25 studentë në vit

Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar cilësinë e shkollimit si dhe të kujdesit institucional për arsimin në përgjithësi dhe shkollimit muzikor në veçanti, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia doli të miratojë sot (13 qershor 2018) në Parlament ndryshimet dhe plotësimet të cilat rregullojnë procedurat e ndihmës financiare për blerjen e instrumenteve muzikore për nxënësit e shkollave të mesme dhe studentëve të artit muzikor. Me mbështetjen e shumicës së deputetëve, pa përjashtuar edhe ata të bllokut opozitar, Parlamenti miratoi Propozim-ligjin e plotësuar për përkrahjen e të rinjve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore. Ministri Arbër Ademi, ka falënderuar deputetët për qasjen konstruktive dhe pret që edhe në të ardhmen të gjithë të reflektojmë vetëdije të lartë qytetare kur është në pyetje rritja e cilësisë së shkollimit.

“Arsimi është dhe duhet të shënojë për secilin prej nesh një interes madhor. Ai, nuk duhet të na ndajë as politikisht dhe as etnikisht. Përkundrazi, duhet të na bashkojë dhe përmes një procesi të inkuizivitetit të kontribuojmë të gjithë për rritjen e cilësisë dhe eliminimin e problemeve”, u shpreh ministri. Me këta ndryshime, sikurse bëri të ditur ai, nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve të artit muzikor do t’ju mundësohet kthimi i 75 për qind të mjeteve të paguara për blerjen e instrumenteve muzikore, por që nuk do të kalojën shumëm e 100.000 denarëve për një instrument. Nga ky Ligj do të përfitojë 25 nxënës të shkollave të mesme dhe 25 studentë në vit, të cilët kanë blerë instrumente të nevojshme për realizimin programeve mësimore, gjegjësisht programeve studimore. Në total ndihma që do të jep MASH për të rinjtë të cilët shkollohen në artin muzikor është 5.000.000 denarë në vit.

Kthimi i 75 për qind të vlerës financiare për instrumentet e blera muzikore, nga nxënës të rregullt të shkollave të mesme shtetërore muzikore dhe nga studentë të rregullt të fakulteteve të arteve figurative, do të realizohet përmes Konkursit të cilin do ta shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fillim të çdo viti shkollor, gjegjësisht viti akademik. Ligji në fjalë, përcakton edhe kriteret e posaçme që duhet t’i përmbushin nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët për të aplikuar për Konkurs, ndërsa janë përcaktuar edhe kriteret në bazë të të cilave Komisioni i formuar nga Ministri do të kryejë përzgjedhjen e kandidatëve. Si kritere për përzgjedhjen janë: suksesi i nxënësit/studentit, statusi material i familjes dhe arritjet në garat muzikore ose paraqitjet publike të nxënësve, respektivisht studentëve.

Nxënësit dhe studentët që do të fitojnë të drejtën për kthimin e mjeteve për instrument e blera muzikore, mund ta realizojnë të njëjtën në afat prej 30 ditëve nga dita e publikimit të rang listës e cila do të publikohet në ueb faqen e MASH-it. Nëse, eventualisht nxënësi/ studenti, nuk e realizon të drejtën e fituar për të kthyer mjetet financiare të instrumentit të blerë muzikor, brenda 30 ditëve, kjo e drejtë i kalon nxënësit/ studentit tjetër në radhë të shënuar në rang-listë. Sakaq, për realizmin të drejtës për kthimin e 75 për qind të parave për instrumentin e blerë muzikor, nxënësit/studentët duhet të dorëzojnë llogari transaksioni në të cilën MASH do të kryejë kthimin e mjeteve, llogari fiskale për instrumentin e blerë (për të cilin kanë fituar të drejtën për kthimin e mjeteve)si dhe deklaratë të vulosur te noteri që nxënësi/studenti nuk do ta tjetërsoj instrumentin në pesë vitet e ardhshme. Mjetet për financim sigurohen nga Buxheti i MASH-it, ku janë parashikuar 5.000.000 denarë, respektivisht 2.500.000 për nxënësit e shkollave të mesme në shumën maksimale prej 100.000 denarë për një nxënës dhe 2.500.000 për studentët në shumën maksimale prej 100.000 denarë për një student.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP