Kanë mbetur edhe 7 ditë deri në fund të konkursit për idetë e biznesit të gjelbër: aplikoni deri më 20 qershor

Shoqata për Inovacion Social “Arno”,informon se qytetarët e Maqedonisë kanë edhe 7 dit për të aplikuar në konkursin për ide të biznesit të gjelbër. Zhvillimi i turizmit rural, vendosja e produkteve organike, lodra manuale për fëmijët, lëngjet në shtëpi, mënyrat alternative të transportit, teknologjitë e reja që ndihmojnë shoqërinë janë vetëm pjesë e ideve me të cilat qytetarët mund të aplikojnë. Qytetarët e interesuar me idetë e tyre mund të konkurojnë duke plotësuar një formular të shkurtër në dispozicion në www.arno.org.mk.

“Filantropia përmes ideve të gjelbrta”,  është konkurs vjetor që mbështet zhvillimin e ideve të bizneseve të vogla, lokale dhe të gjelbërta, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të  Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

“Bizneset e gjelbra janë ato biznese që kundërshtojnë përdorimin e lëndëve djegëse plastike, fosile, duke përdorur njohuritë dhe burimet lokale (nuk lejohet importimi), varietetet autoktone të cilat përgjithësisht janë të mira për natyrën dhe kontribuojnë në shoqëri. Ekonomia e gjelbër është drejtimi në të cilin lëvizin Evropa dhe bota. Ne si një vend kemi potencial, prandaj sivjet ne presim ide cilësore të biznesit të gjelbër dhe presim që të kemi përsëri dhe fitues rajonalë. “- thotë Irina Janevska, Koordinatore e Projektit.

Detajet e konurusit mund të gjenden në faqen e internetit www.arno.org.mk . Më shumë informacion mund të merrni  në numrin 077 / 855- 832 ose në e-mail [email protected]

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button