Rusia mirëpret takimin Trump-Kim

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, thotë se kanë mirëpritur samitin e djeshëm në Singapor mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë tha se është mirëpritur dialogu i drejtpërdrejtë Trump-Kim.

“Çfarë do qofshin rezultatet, takimet e tilla kontribuojnë në eliminimin e tensioneve në gadishull dhe e largon gjendjen nga pika kritike ku ndodhej para disa muajsh. Kjo është e mirëpritur”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit vuri në dukje se pala ruse dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka theksuar se në samit është konfirmuar që rruga e vetme për zgjidhjen e problemit në Gadishullin Korean është dialogu i drejtpërdrejtë.

Peskov shtoi se nesër Putin do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Lartë Popullor të Koresë së Veriut, Kim Yong Nam, i cili ndodhet në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Futboll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button