Filloi projekti IPA 2: Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit

Kolektorët e ri në bregun e majtë dhe të djathtë të lumit Vardar të qytetit të Shkupit pritet t’i mbledhin ujërat e zeza urbane, me këtë dhe kushtet sanitare dhe higjienike në zonën qendër do të përmirësohen. Ndërtimi i sistemit të kolektorëve është parakusht për ndërtimin e stacionit kryesore  të trajtimit të ujërave të zeza  për qytetin e Shkupit, ndërtimi i të cilit do të fillojë në vitin 2020 – deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki në ngjarjen me rastin e shënimit zyrtar të fillimit të punëve ndërtimore në Projekti IPA 2 “Përmirësimi i infrastrukturës së grumbullimit të ujërave të zeza në qytetin e Shkupit”.

Marrëveshja e projektit parashikon ndërtimin e një kolektori në bregun e djathtë të lumit Vardar, në gjatësi prej 3.4 km nga bulevardi “Serbia” deri në Ura hekurudhore, me çrast në të do të derdhen  ujërat e zeza nga stacioni ekzistues i pompës “Gorno Lisiçe”, pastaj ndërtimi   i kolektorit në bregun e majtë të lumit Vardar me një gjatësi prej 4.5 km nga pika e shkarkimit aktual të rrjetit ekzistues të kanalizimeve deri te hekurudha dhe ndërtimi i një kolektori nga stacioni i pompës „ Makoshped“ deri te  lidhja  me kolektorin e ri kryesor në bregun e majtë të lumit Vardar.

Investimi financohet me fonde të Bashkimit Evropian në vlerë prej mbi 9 milion euro dhe bashkëfinancohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë  në  vlerën prej 15%, dhe është planifikuar të përfundojë në shkurt 2020.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe evroambasadori Samuel Zhbogar dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button