Shkup, një mësuese e ka rrahur drejtoreshën e shkollës

Një mësuese e shkollës fillore në fshatin Zelenikovë e ka rrahur drejtoreshën pasi që paraprakisht janë përleshur verbalisht, informon policia në buletinin e përditshëm, njofton Portalb.mk.

“Dje në ora 10:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme të Shkupit është paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 10:10, në shkollën fillore në fshatin Zelenikovë, në korridorin përpara zyrës së drejtoreshës, një e punësuar si mësuese, pas përleshjes paraprake verbale, fizikisht e ka sulmuar drejtoreshën. Po ndërmerren masa për t’u pastruar rasti”, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button