Qeveria e Maqedonisë aprovoi propozim-ligj për parandalim të larjeve të parave

Në seancën e 72-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, konfirmoi tekstin e ri  të Propozim- ligjit për  parandalimin e larjes së parave dhe financimi i terrorizmit, njofton Portalb.mk.

Qëllimi i propozim ligjit dhe harmonizimit të tij me dispozitën e katërt të Rregullores të BE-së, është që të bëhet parandalimi dhe përdorimi i sistemit financiar për larjen e parave dhe financimin e terrorizmit nga viti 2015.

Në përputhje me këtë rregullore, ndër të tjera, precizohen dhe harmonizohen dispozitat që kanë të bëjnë me pronarët e vërtetë në kuadër të Regjistrit Qendror të RM-së. Me këtë parashihet obligimi i personave juridik të posedojnë dhe në regjistër të shënojnë pronarët e vërtetë, të dhënat për pronarët e tyre të vërtetë, dhe zvogëlohet vlera për ndalesë të kryerjes së pagesave kesh nga 15.000 euro në 2.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button