“Emri”, Rusia deklarohet për marrëveshjen e Maqedonisë me Greqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, ka shprehur shpresë që marrëveshja  për emrin e Maqedonisë do të jetë në interes të Athinës dhe të Shkupit dhe se do ta përkrahin qytetarët e të dy vendeve, njofton Portalb.mk.

“Gjithmonë se jemi të përkushtuar për gjetjen e marrëveshjes për atë problem. Pa përzierje nga jashtë, pa vendosje të kushteve të caktuara artificiale. Kemi thënë që do ta përkrahim zgjidhjen e cila do të jetë në interes të Greqisë dhe të Maqedonisë dhe e cila do të ketë mbështetje të gjerë nga populli,. Shpresoj se marrëveshja e cila është publikuar dje është e atillë”, ka thënë ministri Llavrov në konferencë për shtyp në Moskë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Koxias, i cili është në vizitë zyrtare në Rusi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button