FIFA merr vendimin, Kupa e Botës 2026, në 3 shtete dhe me 48 skuadra

SHBA, Kanadaja dhe Meksika do të presin finalet e e Kupës së Botës 2026, pas votimit që anëtarët e FIFA-s kanë dhënë të mërkurën në Moskë, transmeton TCH.

Kupa e Botës është zhvilluar edhe më parë në Amerikën e Veriut, fillimisht në Meksikë në vitin 1986 dhe SHBA në vitin 1994. Për Kanadanë kjo është hera e parë që paraqitet si vend organizator i Kupës së Botës. Në 8 vjet këto tre shtete të Amerikës së Veriut do të përgatisin infrastrukturën e kampionatit Botëror më të madh, me plot 48 skuadra, 80 ndeshje, në harkun e 34 ditëve.

Kandidatura e 3 vendeve të Amerikës së Veriut mori 67% të votave, kundrejt 33% të Marokut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button