Nuhiu: SPB Tetovë vlerëson se kërcënimet ndaj Taravarit janë “halucinacione” që mund t’i shfrytëzojë një kryetar

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske në lidhje me kërcenimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, për të cilin ai ka ngritur vepër penale, thotë se vlerësimet e SPB Tetovë janë se ato janë vetëm “halucinacione” që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, raporton Portalb.mk.

“Sigurisht se Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e ka marrë në konsideratë paraqitjen e tij dhe kualifikimi është që fakti i referuar nuk paraqet vepër penale. Ai mund të shfrytëzojë mjete tjera juridike dhe të ngrejë padi penale private meqenëse kualifikon se vërtetë ka vepër penale, vlerësimet e SPB të Tetovës janë se ato janë vetëm halucinacione që mund të përdoren për interesat e politikës ditore të një kryetari, është mirë që ai të fokusohet në programin me të cilin e ka fituar mandatin”, tha Nuhiu duke u përgjigjur në pyetjen gazetareske.

ASH: Kërcënimi me jetë ndaj sekretarit të Aleancës për Shqiptarët dhe familjes së tij

MPB deklarohet për “kërcënimin me vdekje” ndaj Arben Taravarit

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP