Punonjësit që përkthejnë në Parlamentit Evropian në 24 gjuhë kanë lënë punën, mbajnë grevë

Punonjësit që përkthejnë punimet e Parlamentit Evropian (PE) në 24 gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë lënë punën në shenjë proteste për kushtet e punës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rreth 500 përkthyes nga të cilët 330 prej tyre staf personel me detyrë në PE kanë nisur një grevë.

Përkthyesit që përkthejnë fjalimet e deputetëve në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në 24 gjuhët zyrtare të BE-së kanë zbatuar vendimin e grevës dhe nuk kanë përkthyer fjalimet e mbajtura.

Anëtarja portugeze, Marisa Matias, gjatë një fjalimi duke bërë të ditur se përkthyesit janë në grevë por se po imponohen nga PE-ja që të punojnë tha se “Nuk respektojmë të drejtat demokratike në parlamentin që është shtëpia e demokracisë. Kjo është një fatkeqësi”.

Teksa është vërejtur se vendimi për grevë është mbështetur nga shumë parlamentarë, thuhet se administratës së PE-së i është bërë thirrje që të tregojë përpjekje për ri-rregullimin e orëve të punës.

Përkthyesit në PE janë ankuar se me ndryshimet e bëra kohët e fundit atyre u janë shtuar orët e punës dhe se gjatë këtij ndryshimi nuk është marrë mendimi i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button