Qeveria deklarohet për versionin shqip të emrit të Maqedonisë

Pas njoftimit për emrin e ri të Republikës së Maqedonisë, e cila nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u tha në gjuhën maqedonase dhe angleze, në opinion nisen debatet, se cili do të ishte versioni shqip i emrit të ri të Maqedonisë. Nga Qeveria sot njoftuan, se versioni shqip i emrit “Republika Severna Makedonija”, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Emri zyrtar në gjuhën shqipe i Republikës së Maqedonisë, që u arrit ndërmjet dy kryeministrave, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo u arrit pas konsultimeve me gjuhëtarët dhe ekspertë të cilët i kemi konsultuar, ky do të jetë versioni shqip i emrit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Përndryshe, në maqedonisht emri do të jetë “Republika Severna Makedonija” dhe anglisht “Republic of North Macedonia”.

Mediat greke për emrin, shpalosin detaje nga marrëveshja Zaev – Cipras

Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button