Zemrën tende e mbaj me vete

Zemrën tende e mbaj me vete

zemrën tende e mbaj me vete (e kam këtu
në zemrën time) e pa të nuk rri kurrë (kudo
ku vete, aty ku ti je e shtrenjta ime, e ajo që bëj
bëhet prej teje, e dashura ime)

s’kam fare frikë
nga fati (se je ti fati im, e ëmbla ime), nuk
ëndërroj tjetër botë (se ti je e mira, madhështorja
e vërteta imja botë) je vetë hijeshia e ajo çka
hëna ka frymëzuar poetët, vetë kënga e diellit je ti

ky është edhe sekreti yt që askush nuk e di
(aty është rrënja e rrënjës dhe sythi i sythit
e qielli i qiellit të një peme që quhet jetë e që
beson se sa më lart të ngjitet shpirti aq me lart)
e kjo është vetë mrekullia që mban pezull yjet

zemrën tende e mbaj me vete
(e kam këtu në zemrën time) !

Edward Estlin Cummings

Lajme të ngjashme

Back to top button