Austria e përshëndet marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës

Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Knajsel i uroi Shkupin dhe Athinën për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar në lidhje me emrin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

“Urime për Greqinë dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar për emrin. Ky është sukses i dialogut të diplomacisë. Kjo është ditë e veçantë për gjithë rajonin”, shkroi ministrja austriake në Twitter.

Postimin e saj në Twitter më vonë e ka shpërndarë edhe kancelari austriak, Sebastian Kurc.

Zaev: Republika Severna Makedonija, është emri i ri i shtetit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button