Svilanoviq: BE dhe NATO duhet të jenë të vendosur siç ishin Zaev dhe Cipras

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim, Goran Svilanoviq shpreson se BE dhe NATO në të ardhmen do të jenë të vendosur njëjtë siç ishin kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, transmeton Portalb.mk.

“Kjo marrëveshje historike tregon edhe bashkëpunimin të ardhshëm ndërmjet veti, dhe zhvillim mëtutjeshëm ekonomik të integrimit evropian të rajonit. Sinqerisht shpresoj se ky akt i guximshëm i udhëheqësisë do të pritet me dozë të njëjtë me vendosmëri nga ana e partnerëve të Bashkimit Evropian dhe NATO”, theksoi Svilanoviq.

Duke i uruar Zaev dhe Cipprasin, Svilanoviq vlerëson se “marrëveshja paraqet inkurajim të vërtetë për gjithë rajonin e Evropës juglindore sepse tregon se çështjet më të vështira mund të zgjidhen nëse ka vendosmëri dhe vizion për të ardhme më të mirë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button