Basha për emrin e Maqedonisë: Tashmë meriton pranimin në NATO

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në lidhje me arritjen e marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë.

Basha u shpreh se kjo marrëveshje tashmë do të sjellë edhe integrimin në NATO të Maqedonisë Veriore dhe më pas rrugën e përbashkët me Shqipërinë drejt BE-së, transmeton Gazeta Express.

“Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike pershendes marreveshjen midis kryeministrave Tsipras dhe Zaev, lidhur me emrin e fqinjit tone lindor, nga sot Maqedonia Veriore.

Kjo marreveshje si akt i pjekurise politike u jep merite dy qeverive dhe faktoreve politike vendas dhe nderkombetare qe i mbeshteten duke permbyllur ne kete menyre nje teme te zgjatur kontesti ne rajon.

Personalisht dhe ne emer te Partise Demokratike duke uruar finalizimin me sukses te kesaj marreveshje per zgjidhjen e pengeses se fundit, shpreh besim ne permbylljen sa me pare te antaresimit ne NATO te Maqedonise Veriore, dhe me tej per udhetimin se bashku drejt procesit plot sfida dhe shprese te integrimit ne BE te dy vendeve tona”, shprehet Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP