Zaev: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen së bashku me referendumin e emrit ose me zgjedhjet presidenciale

Kryeministri i Maqedonisë në konferencën e sotme për media tha se do të donte që Qeveria ta çojë deri në fund gjithë mandatin, por shtoi se nëse vjen në zgjedhje parlamentare, do të pranonte që ato zgjedhje të jenë paralelisht me referendumin e emrit ose me zgjedhjet presidenciale, transmeton Portalb.mk.

“Mundet edhe së bashku me referendumin, ndërsa mundet edhe me zgjedhjet presidenciale, ka mundësi të jenë edhe të rregullta. Unë e kam treguar qëndrimin se cili është mendimi im, madje nuk jam konsultuar me koalicionet partnere se duhet të çohet deri në fund i gjithë mandati. Kjo është e mirë për ekonominë dhe qytetarët”, tha kryeministri Zoran Zaev në konferencën për media ku e kumtoi vendimin për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Sipas tij, zgjedhjet e parakohshme gjithmonë kanë shkaktuar probleme te qytetarët.

“Nëse punët varen edhe nga rrethana dhe faktorë të tjerë, sigurisht se ne jemi të përgatitur të shkojmë në zgjedhje. Por, anketat nuk tregojnë se duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP