RDK mbështet fuqishëm qeverinë për çështjen e emrit

Rilindja Demokratike Kombëtare nëpërmjet një kumtese dërguar në media e vlerëson arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit dhe e mbështet Qeverinë për këtë arritje historike, transmeton Portalb.mk.

“Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson lartë arritjen e marrëveshjes me fqinjin tonë jugor, dhe jep mbështetje të plotë qeverisë për arritjen historike rreth çështjes së emrit. Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson lartë guximin e kësaj qeverie për zgjidhjen e kësaj nyje Gordiane që ka mbajtur peng zhvillimin e vendit për më tepër se 25 vite. Hapja e rrugës drejt BE dhe NATO duhet të jetë dhurata më e madhe që u jepet qytetarëve të vendit tonë, dhe për këtë arsye gjeneratat që do të vijn pas nesh do të japin vlerësimin më të mirë për këtë guxim të kësaj qeverie. 
Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson se pjesë të kësaj historie duhet të jenë të gjith qytetarët e vendit, dhe për këtë arsye i fton të gjith qytetarët e vendit që të marrin pjesë direkte në hapjen e perspektivës për vendin, dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh do të jenë vlerësuesit më të mirë të këtij vendimi”, thuhet në njoftim për media.
“Në të njëjtën kohë, Rilindja Demokratike Kombëtare vlerëson lartë konstruktivitetin e partive politike shqiptare dhe liderëve të tyre që kanë treguar urtësi të lartë gjatë kësaj periudhe kohore të veprimit politik. Periudha që pason do të jetë dëshmia më e mirë e vlerësimit të kësaj urtësie të papërsëritshme për shumë gjenerata që do të vijn pas nesh”, thuhet në njoftim

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP