Nimic: Ishte nder të jem ndërmjetësues mes dy vendeve, uroj për përfundimin e suksesshëm të negociatave

Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic e përshëndeti zgjidhjen e përbashkët që e arritën kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, transmeton Portalb.mk.

“Do të doja të uroj për përfundimin e suksesshëm të negociatave për dallimet që ekzistonin mes vendeve. Nuk dyshoj se marrëveshja do të çojë deri në përforcim të marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.”, tha Nimic në urimin e tij.

Ai shtoi se ka pasur nder të jetë ndërmjetësues mes dy vendeve për këtë çështje dhe shprehu falënderim edhe te sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gushev.

“Së pari dua t’i falënderoj dhe tua uroj të dy ministrave të Punëve të Jashtme, Dimitrovit dhe Koxiasit që treguan vizion dhe vendim në procesin negociues dhe nuk hoqën dorë nga përpjekjet që të gjendet zgjidhje e përbashkët për vendet e tyre”, thekson Nimic

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button