Protesta antifashiste në Greqi, nënkryetari i neonazistëve në arrati

Manifestime masive anti-fashiste do të mbahen sot në të njëjtën kohë, në disa qytete të Greqisë, si një përgjigje e shoqërisë për praktikën naziste të Agimit të Artë dhe për të dënuar nostalgjikët e Hitlerit.

Në këto manifestime do të marrin pjesë qytetarë, organizata antifashiste, antiraciste, organizata të emigrantëve dhe sindikatat. Demonstratat do të zhvillohen në shtatë qytete të Greqisë, Athinë, Selanik, Patra, Iraklio, Rethymnon, Janinë dhe Aleksandropolis.
Manifestimet do të kenë në qendër thirrjet: “Kurrë më fashizëm!”, “Jashtë neonazistët e Agimit të Artë nga parlamenti, mediat, lagjet dhe shkollat”, “Fashizmin nuk e pranojmë. As me thika, as me kravata”.

Lëvizja e Bashkuar Kundër Racizmit dhe kërcënimit fashist (KEERFA) kërkon që “Agimi i Artë të mos marrë pjesë në zgjedhje”. Dje vetëm disa orë pas sulmit të egër të numrit 2 të partisë, Ilia Kasidiaris kundër Liana Kanelis dhe Rena Dourou, partitë politike greke thanë se nuk do të marrin pjesë në një panel diskutimi me përfaqësuesit e Agimit të Artë. Në favor të mocionit të partive për përjashtimin e përfaqësuesit e agimit të Artë nga çdo debat zgjedhor, ishin edhe shoqatat e shtypit.

Megjithatë, Këshilli Kombëtar i Transmetimeve vendosi që Agimi i Artë të mos përjashtohet nga media, por të ftohet më vete. Ajo gjithashtu kërkoi nga krerët e mediave për të marrë masa, që të shmangen incidente si ai në studion e ANT1.

Në ndërkohë, nën kryetari dhe zëdhënësi i Partisë neonaziste greke “Golden Dawn” apo Agimi i Artë, ende ndodhet në arrati, pasi  ditën e enjte sulmoi me shuplaka kandidaten për deputete  të Partisë komuniste./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button