Haradinaj: Nga rritja e pagave më së shumti fitojnë gjyqtarët dhe prokurorët

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e mëhershëm, për pezullim të vendimit për ngritjen e pagave të zyrtarëve shtetërorë, transmeton REL.

I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se në pajtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shfuqizohet vendimi i 1 shkurtit që parasheh pezullimin e vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave.

“Vendimi ynë është pezulluar në respekt të procedurave ligjore dhe në respekt të procesit të hapur në Kushtetuese. Pasi vendimi i Kushtetueses tani është fuqiplotë, atëherë vetëkuptohet vjen shfuqizimi i pezullimit, pasi kemi marr masë të pezullimit, nuk ka qenë anulim, ka qenë pezullim, këtë e kemi bërë sot, tani këto procedurat i zbaton Qeveria”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se nga kjo rritje e pagave më se shumti përfitojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

“A e dini sa i vogël është numri i pushtetarëve që përfitojnë nga rritja e pagave? Këtu përfitojnë direkt 600 gjyqtarë dhe prokurorë. Pra, mos harroni, sot fitues janë ata. Edhe ne po flasim për rend dhe ligj, po hartojmë ligje të mira. Sot u ka shkuar përkrahja më e fuqishme institucioneve të zbatimit të ligjit, në këtë rast nga sot 600 gjyqtarë dhe prokurorë i kanë pagat me ngritje”, ka thënë kryeministri Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka folur edhe për reagimin e BSPK-së, të cilët kanë kërkuar rritjen e pagave edhe për pjesën tjetër të punëtorëve, duke thënë se rritja e pagave është nivelizim i pagave të zyrtarëve të shtetit.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se pagat me rritje zyrtarët e shtetit do t’i marrin që nga koha kur është marrë vendimi për rritje të pagave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP