BE, shtëpitë e 16.6 për qind të qytetarëve të “mbipopulluara”

 Mbi 16 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian (BE) banojnë në shtëpitë ku numri i dhomave është i pamjaftueshëm në krahasim me numrin e anëtarëve të familjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat), shtëpitë e 16.6 për qind të qytetarëve të BE-së janë “të mbipopulluara”. Kjo nënkupton se në shtëpitë e tyre nuk ka dhoma të mjaftueshme në krahasim me numrin e personave që banojnë në shtëpi.

Në krye të listës së këtij problemi me 48.4 për qind është Rumania, pas saj vijnë Lituania me 43.2 për qind, Bullgaria me 42.5 për qind, Kroacia me 41.1 për qind, Polonia me 40.4 për qind dhe Sllovakia me 37.9 për qind.

Ndërsa Qiproja Jugore me 2.4 për qind ka nivelin më të ulët të këtij problemi. Pas saj vijnë Malta me 2.9 për qind, Irlanda me 3.2 për qind, Belgjika me 3.7 për qind dhe Holanda me 4 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button