SYTASH zyrtarisht pronare e Swedmilk

Sot u zyrtarizua pronësia e kompanisë turke “Sytash” ndaj qumështores së falimentuar Swedmilk. Investime të reja do të ketë në vjeshtë kur do të fillojnë me punë repartet, do të ndërtohet edhe fabrikë ushqimi për kafshët, si dhe ferma. Pronari ka lajmëruar se do të zgjeron tregun dhe në shtetet fqinje të Maqedonisë.

Kështu mori fund epilogu i qumështores së falimentuar Swedmilk. Kompania turke Sytash e ka blerë edhe Euromilk-un, ndërsa planifikon investime shtesë në këto dy kapacitete. 

Afera me falimentimin e Swedmilk-ut gjatë kohë ka tronditur Maqedoninë. Qumështorja shkoi në falimentim në mars të vitit 2009 me borxhe prej rreth 35 milionë eurove. Ndërsa fermerëve kooperantë, qumështorja u mbeti borxh mbi katër milionë euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button