Aeroporti i ri i Stambollit do të jetë margaritari i Turqisë

Pak muaj kanë mbetur nga hapja e aeroportit të madh të Stambollit, i cili pritet të shërbejë 90 milionë pasagjerë në vit, numër ky që deri në vitin 2023, pritet të shkojë në të paktën 150 milionë pasagjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Fillimisht do të ketë një kapacitet prej 90 milionë pasagjerësh në vit, dhe ky numër në vitin 2023 do të rritet në 150 milionë pasagjerë në vit”, tha të dielën presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një iftari të shtruar.

Në të njëjtin fjalim Erdoğan tha se aeroporti i ri ishte radhitur në mesin e tre aeroporteve kryesore ndërkombëtare.

Turqia njoftoi Asociacionin Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) dhe Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) për hapjen e aeroportit më 29 tetor të vitit 2018, që korrespodon me Ditën e Republikës së Turqisë.

Ministri i Transportit, Ahmet Arslan ka njoftuar tashmë se mbi 90 për qind e punëve ndërtimore kanë përfunduar.

Më hërët presidenti turk kishte njoftuar se projekti do t’i sigurojë vendit të ardhura mbi 26 miliardë euro.

Aeroporti është duke u ndërtuar nga një konzorcium prej pesë kompanishë: Limak, Kolin, Cengiz, Harta dhe Kalyon.

Emri i aeroportit ende nuk është vendosur, ndonëse presidenti Erdoğan kishte thënë se kontraktuesit mund të vendosnin për emrin.

Investimi 120 milionë eurosh e bën aeroportin e ri të Stambollit, me kompleksin më të madh të tregtisë pa doganë në botë.

Kompleksi me shitoret shtrihet në 53.000 metra katrorë, në të cilën do të ketë dyqane të markave luksoze.

Nga viti 2008 deri në vitin 2017, gjithsej 1.38 miliard njerëz kanë udhëtuar nëpër aeroportet e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button