Para drekës zyrtare me Kimin, Trump bëri shaka me gazetarët për mbipeshën (Video)

Para se të shtrohej dreka e punës me rastin e organizimit të samitit historik në Singapor, ku u takuan liderët e SHBA-ve, Donald Trump dhe Koresë së Veriut, Trump gjeti kohë edhe paksa të bëjë shaka me fotografët të cilët i pyeti nëse kanë arritur ta shkrepin ndonjë fotografi të mirë “ku të gjithë duken bukur, të dobët dhe të përkryer”.

Megjithatë, gjykuar në mrrolët e fytyrës së liderit koreanoverior, kjo shaka nuk i ka pëlqyer “aspak”, pasi i asocionte në mbipeshën, transmeton Telegrafi.

 Reagimi i tij “gjakftohtë” ua tërhoqi vëmendjen edhe përdoruesve të rrjeteve sociale, ku shumë kishin shkruar se Kim nuk do ta harroj kurrë, derisa disa tjerë besonin se nga nesër lideri i Koresë së Veriut do t’i nënshtrohet një diete strikte.

Por, një pjesë e tyre besonin se nuk ishte problemi të shakatë e Trumpit, por ekziston mundësia që Kim mund të mos e ketë kuptuar në detaje qfarë kishte thënë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button