Tetovë, banorët akuzojnë Komunën se gënjen për ujin e pijshëm

Banorët e pjesës qendrore të Tetovës ankohen se Komuna e Tetovës i gënjen në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm. Banorët thotë se nuk mund të bëhet fjalë për defekt në sistem, siç thonë nga Komuna, kur uji mungon çdo ditë në të njëjtën kohë në orët e mëngjesit, shkruan Portalb.mk. Ata kërkojnë nga Komuna të dalin të tregojnë arsyet pse po behet ky restrikcion të ujit, kur ujë ka plot, sërish, sipas fjalëve të zyrtarëve komunal.

“Thjeshtë nuk ka logjikë të ndalet uji në mëngjes në të njëjtën kohë çdo ditë dhe të thonë që ka defekt dhe punohet për të. Kjo është restrikcion. Tetova ende ka problem me ujin” shprehet për Portalb.mk, banori B.J që jeton në banesën në rrugën “Jane Sandanski”.

“Kemi mungesë të ujit te pijshëm në orët e paradites. Kjo ndodh shume shpesh, ndodh madje edhe gjatë orëve te mbrëmjes por ne mëngjes është bërë përditshmëri” thotë J.S, banore që e takuam në hyrje te banesës ne afërsi të ish ndërtesës se zjarrfikësve.

“Unë këtu e kam biznesin dhe jam detyruar të investoj dy mijë euro që të kem ujë te pijshëm. Edhe pse thuhet se problemi është zgjedhur unë e dëgjoj hidroforin duke punuar dhe kjo tregon se ujë nuk ka, në mëngjes thuajse çdo dite ndodh e njëjta gjë ” thotë pronari i lokalit Pears.

Nga ana tjetër, nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova-Tetovë” sërish tentojnë të arsyetohen se bëhet fjalë për defekte dhe jo për restrikcion. Por pas insistimeve të redaksisë tinë që “si është e mundur të ketë defekte çdo ditë në të njëjtën kohë dhe pse nuk rregullohet me janë të tëra ky defet” nga NPK nuk deshën të komentojnë.  

LEXO: Sërish banesat në qendër të Tetovës kanë mungesë uji

Edhe pse vitin e kaluar u lëshua në përdorim ujësjellësi dhe stacioni për filtrimin e ujit të pijshëm, ky qytet ka probleme të mëdha me rrjetin e vjetër 80 vjeçar të ujësjellësit i cili ka dhe gypa kancerogjen.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite.

Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.

LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës

   

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP