Vitamina C është mrekulli për zemrën: I parandalon sëmundjet e artereve dhe i forcon muret e enëve të gjakut

Shumë njerëz mendojnë se vitamina C është nutrient i parëndësishëm, por asgjë nuk mund të jetë më e pavërtetë se ky deklarim.

Vitamina C, ndryshe njohur si acidi askorbik, është një nga antioksiduesit më të mirë. Kjo vitaminë ishte bërë e famshme nga puna e Linus Pauling, dy herë fitues i çmimit Nobel, i cili kishte hulumtuar përfitimet shëndetësore të vitaminës C, transmeton Telegrafi.

Deri tani, ndoshta më shumë hulumtime janë kryer për përfitimet shëndetësore të vitaminës C sesa të çfarëdo lloj nutrienti tjetër.

Ndonëse ka shumë përfitime shëndetësore, sot po ju sjellim vetëm efektet që vitamina C i ka në shëndetin e zemrës.

Efektet e vitaminës C në shëndetin e zemrës:

– I parandalon sëmundjet koronare të artereve duke i rritur nivelet natyrale të glutationit, i cili i mbron arteret

– I forcon muret e enëve të gjakut duke mundësuar sintezën e kolagjenit në indet lidhëse të mureve arteriale.

– E përmirëson zgjerimin e enëve të gjakut dhe rrjedhimisht parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Varësisht nga mosha që keni, ekspertët rekomandojnë të merrni 1,000 mg vitaminë C në mëngjes, por gjithashtu të hani edhe ushqime të pasura me vitaminë C, si brokoli, domatet, dredhëzat, portokajtë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL