Griezmann refuzon Barcelonën dhe paratë

Ka nga ata që i thonë ‘jo’ parave, madje edhe tundimit. Pas shumë zërave të merkatos që e bashkonin me Barcelonën, Antoine Griezmann ka vendosur të qëndrojë te Atletico Madrid deri në vitin 2023.

Francezi shumë i përfolur për një transferim në Barcelonë, për një vlerë të paracaktuar në klauzolën e shitjes prej 100 milionë eurosh, ka bërë një kthesë të papritur, duke zgjedhur rinovimin e kontratës me skuadrën madrilene, transmeton TCH.

Griezmann ka bërë të qartë se ka refuzuar ofertën e bërë nga Barcelona, duke u betuar për besnikëri ndaj Atletico Madrid. Ky është padyshim investimi më i rëndësishëm që bën Atletico Madrid për këtë verë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button