Si u pasqyrua takimi Trump-Kim në Korenë e Veriut?!

Perspektiva për një takim historik mes dy liderëve, Donald Trump dhe Kim Jong Un ka qenë lajmi kryesor i dy ditëve të fundit edhe në Korenë e Veriut.

Koreano-veriorët janë informuar hap pas hapi për gjithçka ndodhte në Singapor, përmes disa ekraneve gjigantë të vendosur kudo në Penian, ku televizioni qendror i Koresë së Veriut transmetonte “live” takimin, transmeton TCH.

Qytetarët ishin mbledhur në rrugët kryesore për të ndjekur “live” çfarë ndodhte, duke nisur nga lideri i tyre Kim Jong Un teksa zbriste nga avioni.

Televizioni shtetëror KCNA ka raportuar hap pas hapi detajet e takimit, përveç momentit të shtrëngimit historik të duarve mes dy liderëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL