Ushqimet më të mira për ta parandaluar sulmin e zemrës

Sulmet e zemrës ndodhin papritmas, ndërkaq simptomat përfshijnë dhimbje gjoksi, probleme me frymëmarrje, ndjenja ligështie, etj.

Ndonëse thirrja e menjëhershme e ambulancës është gjëja e duhur gjatë atyre momenteve, është gjithashtu e rëndësishme që të punoni drejt parandalimit të këtij fenomeni, transmeton Telegrafi.

Një studim i ri, i publikuar gjatë javës së kaluar, ka zbuluar se konsumimi i proteinave bimore mund të jetë mënyra më e mirë për ta shmangur sëmundjen.

Konsumimi i këtyre proteinave ndihmon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës – faktor rreziku për sulmet e zemrës.

Burime të mira të proteinave bimore janë quinoa dhe fasulet me emrin latin Cicer Arietinum.

Studimi është prezantuar në takimin ‘Nutrition 2018’ në Boston të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP