Arsenali i ofron Sampdorias 30 milionë euro për Torreirasin

Arsenali njoftohet se ka arritur një marrëveshje prej 30 milionë euro për Lucas Torreiran.

Londinezët tashmë po thuhet se janë duke biseduar me lojtarin rreth kushteve personale me mesfushorin e Sampdoria, transmeton Telegrafi.

Sipas Sport Mediaset, Arsenali është i përgatitur ta paguajë pesë milionë euro më shumë se klauzola e lirimit të Torreiras.

 Lucas Torreira (Getty Images)

Megjithatë, televizioni italian paralajmëron se ‘ende nuk ka marrëveshje përfundimtare’ për një kontratë me reprezentuesin e Uruguait.

Kjo nuk duhet të jetë surprizë, pasi Napoli ishte i lidhur me 22-vjeçarin për një kohë, por nuk ishin në gjendje të pranonin kushtet personale.

Theksojmë se për lojtarin kanë shprehur interesim edhe shumë klube të tjera evropiane duke përfshirë edhe Sevillën, Athletic Bilbaon dhe Marseillen.

Ndryshe, Arsenali ka transferuar deri më tani mbrojtësin zviceran Stephan Lichtsteiner.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP