Punonjësin e kompanisë Tesla e zuri gjumi, derisa makina po vetëvozitej (Video)

Kjo nuk është mënyra se si mund të shfrytëzohet një Tesla nën komandën e Autopilotit

Mike Calugata e ka filmuar një punonjës të kompanisë Tesla, teksa flinte mbi timonin e makinës, që lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme në një rrugë të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Ai mund të ketë qenë edhe duke u kotur, në momentin kur Model S që e ka nivelin e dytë të vetëvozitjes, ishte nën komandën e Autopilotit.

Mirëpo, kjo nuk është mënyra se si shfrytëzohen këto makina, pasi shoferi duhet të jetë gjithnjë me sy nga rruga dhe i gatshëm, që në çdo moment ta merr situatën nën kontroll.

Ky është edhe rekomandimi i detyrueshëm, të cilin Tesla ua kërkon të gjithë blerësve të makinave autonome. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button