Strugë, aksident i rëndë, përfshihen tre vetura

Sot, në orët e pasdites, në Strugë ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë tre vetura, por për fat të mirë nuk ka viktima.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Partizanska”, në kryqëzimin me rrugën “Marks Engels”, me ç’rast janë përplasur një veturë e tipit “Fiat” me targa të Shkupit, SK-645-RD, e cila ka lëvizur në drejtim të hotelit “Drim” dhe është përplasur me një veturë të tipit “Opel” me targa OH-445-IE, e cila lëvizte në drejtim të kundërt. 

Në këtë aksident është përfshirë edhe një veturë e tipit “Shevrolet-Spark” me targa OH-502-IE, e cila lëvizte nga rruga “Marks Engels” për tu kyçur në rrugën “Partizanska”.
Aksidenti shkaktoi dëm të konsiderueshëm material, ndërsa një nga udhëtarët e veturës “Fiat” ka marrë lëndime të lehta trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë organet e policisë dhe ekspertët e aksidenteve për të kryer veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit. Përderisa policia dhe organet tjera bëjnë veprimin, në këtë pjesë të rrugës komunikacioni është në ndërprerje dhe veturat riorientohen të lëvizin rrugëve të drejtimeve dytësore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button