Papunësia, diskriminimi, arsimimi, shpërngulja e të rinjve dhe ngacmimi seksual ishin tema të hulumtuesve të rinj nga Maqedonia

Sot janë promovuar pesë punime shkencore nga hulumtuesit e rinj nga Maqedonia së bashku me mentorët hulumtues dhe me ndihmë nga Forumi Rinor Arsimor dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur, transmeton Portalb.mk.

Nëntëmbëdhjetë hulumtues të rinj janë përpjekur të sigurojnë të dhëna për tema të rëndësishme siç janë: papunësia e të rinjve, diskriminimi në arsim, kushtet e personave me nevoja të veçanta në arsim, migrimi i të rinjve dhe ngacmimi seksual. Përmes punës hulumtuese, këto të rinj e thellojnë dijen që e kemi në dispozicion për krijimin e politikave më të mira dhe kuptimin e problemeve dhe trendëve të shoqërisë.

Më poshtë janë renditur gjetjet nga pesë hulumtimet e bëra:

Papunësia e të rinjve është problem serioz në Maqedoni, ndërsa rajoni verilindor  ka shkallë më të lartë të papunësisë. Hulumtimi i Simona Kovaçevskas “Papunësia e të rinjve në rajonin verilindor – sfidat dhe problemet” i tregon qëndrimet më të shpeshta të të rinjve të këtij rajoni. Ata konsiderojnë se faktor kryesor për punësim paraqet përcaktimi fetar dhe etnik. Pikërisht për këtë, mënyra më e shpeshtë për të kërkuar punë është përmes familjarëve dhe të njohshmëve, e jo nëpërmjet aplikimit të shpalljeve ose nëpërmjet regjistrimit në Agjencinë për Punësim. Kjo çështje ndikon në demotivimin e të rinjve me mbarimin e fakultetit. Të rinjtë duhet që vazhdimisht të paraqiten në Agjencinë për Punësim që të regjistrohet numri i të papunësuarve.

Gratë në Republikën e Maqedonisë çdo ditë përballen me ngacmim seksual. Të inspiruar nga fushata #Tanitregoj dhe Lëvizja #meToo, tre hulumtues të rinj (Antonela Gligorova, Martin Angjellov dhe Lila Danevska) kanë hulumtuar për “Përfaqësimin e formave të ndryshme të ngacmimit seksual në Republikën e Maqedonisë”. Të dhënat kanë treguar se madje mbi 90% nga rastet e ngacmimit seksual vijnë nga të fuqishmit ndaj viktimave. Denonsimi në polici për rastet e tilla është i rrallë, por si alternativë e shohin denoncimin te të afërmit.

Sipas hulumtimit të Martin Nacevskit “Roli i të rinjve në parandalimin e diskriminimit të arsim”, kuadri arsimor është në kontakt më të drejtpërdrejt me vetë studentët dhe prej tyre varet kualiteti i ligjëratave dhe vlerësimi. Pikërisht për këtë, kjo kategori më shpesh e keqpërdor pozitën e vetë duke aplikuar tretmane të ndryshme ndaj studentëve. Sipas të anketuarve, më shpesh ka qasje të ndryshme në vlerësim, marrëdhënie të ndryshme ndaj studentëve të ndryshëm.

“Analiza e kushteve të personave me nevoja të veçanta në kuadër të procesit të mesëm dhe të lartë arsimor” të punuar nga Dea Zdravkovska, Marija Mihajllovska, Kristijan Lazarov, Angela Nikollovska dhe Ema Ananievska paraqet analizë të përfshirjes arsimore të nxënësve dhe studentëve me nevoja të veçanta. Sipas të dhënave, përfshirja e personave me nevoja të veçanta në të gjitha nivelet e arsimit është shumë e ulët, ato shpesh diskriminohen dhe përballen me sfida në procesin e arsimit.

Rezultatet në të cilat kanë arritur Vanja Janeva, Jovana Gjorgjovska, Monika Kotanovska dhe Simon Sndov në hulumtimin “Pse të rinjtë ikin nga Maqedonia? Qasje eksploratore ndaj emigrimit të të rinjve në Maqedoni” tregojnë se 60% e të anketuarve dëshirojnë të ikin nga shteti, pa dallim të dallimeve demografike dhe socioekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP